Ditë e shënuar për Gilin dhe Ilirin

Ditë e shënuar për Gilin dhe Ilirin

Sot në familjen e këngëtares së mirënjohur, Fevzije Konushevcit- Gilit ka festë. Djali i këngëtares dhe kompozitorit të njohur, Ilir Beranit ka ditëlindjen, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, Gili dhe Iliri kanë shprehur fjalët më të mira për djalin e tyre të madh, Robertin.

“Urime Robert ditëlindja🤗❤️🎂Gëzimi im i parê -djali im i madh”, ka shkruar Gili në facebook, duke bashkangjitur një imazh të bukur me djalin.

Ndërsa, Iliri përmes një imazhi të djalit ka uruar Robertin për ditëlindje, duke shkruar se lumturinë e kanë njohur kur ka lindur ai.

“Robert ti je fryti jone i pare i dashurise!
Prej dites 01.06.1991, kur na erdhe ti, e njohem lumturine e vertete te kesaj jete.
Ti uroj te gjitha te mirat e botes
E perjetofshe te behesh Baba qe te kuptosh sa i lumtur jam sot kur te shkruaj kete Urim!
Te duam te gjithe e me se shumti babi!”, ka shkruar Iliri në facebook.

Fevzije Konushevci-Gili është e martuar prej vitesh me kompozitorin e njohur, Ilir Beranin, me të cilin ka dy djemë, Robertin dhe Redonin./21Media