“Klubi ka besuar dhe beson në idetë e mia”

“Klubi ka besuar dhe beson në idetë e mia”

Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo nuk është duke gjetur arsyetime për fillimin e dobët të sezonit.

E ardhmja e trajnerit varet nga ndeshja e radhës, e cila është kundër Genoa këtë vikend.

Mirëpo, tekniku suedez tha se lojtarët duhet të japin jetën për fanellën e “Rosonerëve” dhe jo për të.

“Pas katër humbjeve në gjashtë ndeshje është normale që gjithçka të jetë e paqartë. Edhe në këtë situatë duhet te kemi balancë, nuk mendoj se është koha për gjykime. E di që klubi ka nevojë për përmirësime. Lojtarët duhet të japin jetën për këtë fanellë jo për mua. Klubi ka besuar dhe beson në idetë e mia. Duhet të jesh i fortë në humbje”, deklaroi ai.

Milan renditet në vendin e 16-të me vetëm gjashtë pikë, 12 më pak se lideri Inter.