Bella: Unë do të jem në anën tënde në çdo hap që do të hedhësh në të ardhmen...

Bella: Unë do të jem në anën tënde në çdo hap që do të hedhësh në të ardhmen…

Modelja e cila ka shumë fansa  gjithandej nëpër botë, Gigi Hadid, feston sot 24 vjetorin e lindjes, shkruan rtv21.tv

Në këtë ditë të veçantë, Gigi ka pranuar një urim special nga motra e saj, Bella Hadid e cila poashtu është modele e njohur në botë.

Bella ka thënë se empatia e saj, dashuria, besnikëria dhe etika e punës janë disa nga arsyet që e  duan aq shumë, kaq shumë persona motrën e saj.

“Gëzuar ditëlindjen shoqja ime e ngushtë prej gjaku dhe prej zgjedhjeje.  Jam shumë me fat. Ti je gjithçka e mirë motra ime e ëmbël. Empatia jote, dashuria, besnikëria dhe etika e punës janë disa nga arsyet që ty të duan aq shumë, kaq shumë persona… Kreativiteti yt dhe energjia gjithnjë shkojnë përtej surprizave dhe mua më emocionon çdo ditë!!! Jam tepër e inspiruar nga ty dhe çdo përpjekje që ti bën. Unë do të jem në anën tënde në çdo hap që do të hedhësh në të ardhmen. Jam fansja jote numër 1, dhe mezi po pres të festojmë të gjitha ditëlindjet bashkë. Të dua, topi im i vogël i diellit”, ka shkruar Bella./21Media