Artistja thotë se bëjnë një jetë modeste

Artistja thotë se bëjnë një jetë modeste

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Gili ishte sot e ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV 21.

Këngëtarja gjatë intervistës tregoi detaje të pa thëna më parë si për jetën private, ashtu edhe për atë profesionale, përcjell rtv21.tv

Gjatë kësaj interviste zgjodhi të flasë edhe për paranë, derisa tha që këngëtarët vetëm i riciklojnë paratë. “Marrim shumë, japim shumë, nuk na rrijnë shumë në kuletë qysh vijnë ashtu edhe dalin. Disa mbesin, sa për të jetuar jo për ta bërë ndonjë jetë luksoze, se nuk bëhet jeta luksoze shumë në Kosovë.”, tha ajo.

Gili tha se profesioni të cilin e ushtron është shumë i kushtueshëm, andaj nuk kanë shumë para, por vetëm sa për të bërë një jetë modeste. “Ka shumë biznesmen dhe shumë biznesmene që kanë shumë më shumë para se ne, por për ta nuk dihet, e për neve flitet që kemi shumë para, por më besoni mua që nuk kemi shumë,”, tha ajo.

Megjithatë, ajo thotë që janë shumë të pasur, pasi që kanë shumë shoqëri dhe dashuri nga publiku./21Media