Gili vjen me baladë

Gili vjen me baladë

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Gili ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga mbanë emrin “Fustani” dhe është publikuar me videoklip për të cilin është përkujdesur “Labia Creative”.

Për muzikën dhe tekstin është përkujdesur Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin Florent Boshnjaku, përcjell rtv21.tv

Kënga është publikuar në kanalin zyrtar të “Xixa Music” në Youtube, dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.

“Susta” është projekti i fundit muzikor i Gilit në bashkëpunim me Grupin Fama. Kënga është publikuar më 18 shkurt të këtij viti, dhe deri më tani numëron mbi 281 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media