Gili kujdeset që në çdo paraqitje të duket bukur

Gili kujdeset që në çdo paraqitje të duket bukur

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fevzije Konushevci – Berani është njëri prej emrave më të pëlqyer të skenës sonë.

Gili mund të thuhet se është e vetmja artiste, e cila i qëndroi besnike prej fillimit të karrierës zhanrit të muzikës, stilit të veshjes si dhe ngjyër së flokëve.

52- vjeçarja çdo herë reflekton dashuri dhe energjegi te publiku, shkruan rtv21.tv

Gili kujdeset që në çdo paraqitje të duket bukur këtë e dëshmon edhe fotografia e fundit, të cilën e ka publikuar në Instagram ku shfaqet me flokë të rregulluara dhe një grim që po i shkon për fytyre.

Gili është shumë aktive me projekte të reja muzikore, ku trajton tema të ndryshme.

Këngëtarja është e martuar me tekstshkuresin, Ilir Berani, të cilët janë prindër të dy djemve.

“Susta”, titullohet kënga e fundit e Gilit, të cilin e solli në bashkëpunim me Burakun & Grupin Fama, këtë këngë ata e shoqëruan edhe me videoklip. /21Media