Sulmuesi francez sot ka nënshkruar marrëveshjen e re me klubin londinez

Sulmuesi francez sot ka nënshkruar marrëveshjen e re me klubin londinez

Vetëm pak javë më parë Olivier Giroud pritej të largohej nga Chelsea dhe të shkonte në një skuadër tjetër ku do të kishte më shumë hapësira.

Por gjërat kanë marrë një kahje tjetër dhe tani lojtari ka ndërruar mendje duke vazhduar bashkëpunimin me Chelsean edhe për një vit tjetër.

Gjatë zyrtarizimit të kontratës, Giroud foli për gazetarët ku tregoi se ishte dëshira e tij për të qëndruar edhe më tutje në Stamford Bridge.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratën e re”, deklaroi Giroud.

“Doja të qëndroja këtu të paktën edhe një vit, pasi e ndjej veten si pjesë të kësaj skuadre, që për mua është si një familje dhe shpresoj që së bashku të fitojmë trofe”.

Giroud është pjesë e Chelseat që nga janari i vitit 2018 ku u transferua nga Arsenali, skuadër ndaj të cilës më 29 maj do të luajë në finalen e Ligës së Evropës.