Vendoset gurthemeli i Qendrës Rinore në Pjetërshan të Gjakovës

Vendoset gurthemeli i Qendrës Rinore në Pjetërshan të Gjakovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, së bashku me kryetarin e komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, vendosën gurthemelin e Qendrës Rinore në Pjetërshan të Gjakovës. Ministri Gashi falënderoi organizatën YMCA Kosova për durimin e treguar për këtë projekt.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që po arrijmë t’ia fillojmë fazën e dytë të këtij projekti, për ndërtimin e kampit në Pjetërshan. Siç pe shihni një vend shumë i bukur dhe jashtëzakonisht i qëlluar për ta bërë një kamp të tillë”, tha Gashi.

Tutje Gashi shprehu bindjen e plotë se ky kamp do t’ia kthejë Gjakovën në një qendër rinore ndërkombëtare

“Jam shumë i bindur se ky kamp do të jetë një pikënisje e cila do ta shndërrojë Pjetërshanin, Gjakovën por edhe Kosovën në një qendër rinore ndërkombëtare”, tha ai.

Ndërsa. kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, theksoi rëndësinë e madhe që do të ketë ky kamp për Pjetërshanin dhe Gjakovën. Gjini përmendi veçanërisht rëndësinë e madhe që do ta ketë ky projekt për të rinjtë.

“Të rinjtë tanë kanë me krijuar lidhje me të rinjtë e vendeve të tjera dhe ka me pas efekte afatgjata”, theksoi Gjini

Kujtojmë se sot ishte faza e dytë e implementimit të projektit të kampit të Pjetërshanit.