Në finale u mund nga xhudistja braziliane

Në finale u mund nga xhudistja braziliane

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në Grand Prix në Budapest të Hungarisë.

Gjakova në finale u mund nga braziliania Rafaela Silva, e cila e fitoi meçin me ippon.

Gjakova luftoi në kategorinë 57 kilogramë.

Në Grand Prix në Budapest medalje të argjendtë rrëmbeu edhe Distria Krasniqi, ndërsa kampionja Majlinda Kelmendi mbeti pa medalje, por fitoi 252 pikë Olimpike.