Gjakova proteston kundër ardhjes së pelegrinëve serbë

“Gjakova nuk harron”

Qytetarët gjakovarë, ashtu sikurse çdo 6 janar, po protestojnë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse të këtij qyteti.

Në mesin e protestuesve janë edhe nënat gjakovare nga shoqata “Thirrjet e Nënave” që kërkojnë ndriçimin e fatit të bijve dhe bijave të tyre të zhdukur në luftën e fundit.

Në duar mbajnë fotografitë e të gjithë të zhdukurve të këtij qyteti dhe me mbishkrimin “Gjakova nuk harron”.

Protestuesit thonë se në mesin e atyre të cilët vijnë në Gjakovë janë edhe kriminelë të cilët kanë kryer krime gjatë luftës.

Ende nuk bëhet e ditur nëse serbët do të vijnë në Gjakovë ose jo./kp

Back to top button