Gjakovari e bën gruan për spital

Viktima kthehet te familja e saj

Një grua ka pësuar lëndime trupore si pasojë e dhunës në familje. E gjithë ngjarja kishte filluar pas një mosmarrëveshjeje burrë e grua.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje në mesditë në Gjakovë, ku edhe është arrestuar i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur policia.

Viktima pas procedurave policore me vullnetin e saj ka shkuar te vëllai i saj, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button