Gjakovari e bëri gruan e tij për spital

Arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 21:30 në Gjakovë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën (bashkëshorten e tij)femër K-Shqiptare”, ka konfirmuar policia duke mos dhënë detaje të tjera.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./21Media

Back to top button