Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për hedhjen e një personi nga kati i gjashtë i banesës në Gjakovë. Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjakovës kanë konfirmuar se personi është 51 vjecar. Zyrtarja për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë së  Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj  i ka thënë portalit se  mëngjesin e sotëm  në ora 06:03 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për hedhjen e një personi nga kati i gjashtë i banesës në Gjakovë. Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjakovës kanë konfirmuar se personi është 51 vjecar.

Zyrtarja për media nga Drejtoria Rajonale e Policisë së  Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj  i ka thënë portalit se  mëngjesin e sotëm  në ora 06:03 stacioni policor në Gjakovë ka marr informatë se një person është hedhur nga kati i gjashtë i një ndërtese.

“Patrullat policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu në vend ngjarje kanë dal edhe ekipi i Emergjencës nga spitali rajonal “ Isa Grezda” të cilët kanë

konstatuar vdekjen e personit. Viktima është F. P i lindur në vitin 1966, shqiptar/kosovar nga Gjakova. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, tha Podrimaj-Beqiraj per portalin Arbresh.info.

Sipas saj, rasti po hetohet nga sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjakovë.