Në protestë morën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë e bashkëluftëtarë

Në protestë morën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë e bashkëluftëtarë

Në Gjakovë u mbajt protestë paqësore për lirimin e ish-pjesëtarin e UÇK-së, Tomor Morinës, i cili gjendet në paraburgim në Maqedoninë e Veriut.

I pranishëm në këtë protestë ishte i pari i Komunës, Ardian Gjini i cili u shpreh “Secili prej nesh e kemi sot një mllef dhe me plot të drejtë. Është e pakuptimtë që ende njëzet vite pas lufte, ata që kanë kryer krime kërkojnë të na dënojnë. Tomorrin e duam sa më shpejtë në mesin tonë, në familjen e tij e mes miqëve” tha Gjini, i cili gjithashtu theksoj që kryeministri i vendit ka zhvilluar biseda me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut dhe se shumë shpejtë gjithçka do të konkretizohet.

Në këtë protestë të organizuar nga OVL-UÇK morën pjesë qytetarë të shumtë, familjarë e bashkëluftëtarë të Morinës të cilët ishin mbledhur në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”.

Jozyrtarisht mësohet se ish-pjesëtari i UÇK-së, Tomor Morina, deri në fund të javës pritet të lirohet nga paraburgimi. Avokati i Morinës, Naser Raufi kishte thënë për TV21 se së shpejti pret ta lirojë klientin e tij, por ai nuk foli për data.

Morina u arrestua javën e kaluar të mërkurën në Maqedoninë e Veriut, nga një urdhër arrest të lëshuar nga Beogradi./ 21Media