Gjashtë komunat që paguan shuma të mëdha për vendimet e gjyqësorit

Nga periudha janar-tetor të vitit 2019, komunat kanë shpenzuar mbi 12 milionë euro

Lëvizja “Fol” sot përmes një konference për media prezantoi të gjeturat nga monitorimi i shumave të paguara nga komunat që dalin nga vendimet gjyqësore.

Koordinatori i projekteve në “Fol”, Elbasan Racaj bëri të ditur se si Lëvizje kanë monitoruar pagesat gjatë vitit 2017, 2018 dhe në periudhën janar-tetor 2019 dhe se rezultuar se komunat e Kosovës paguajnë kogja para në këtë fushë.

Për periudhën janar-tetor të vitit 2019, komunat e Kosovës kanë shpenzuar në total 12 milionë e 458 mijë e 861 euro, si rezultat i vendimeve të gjyqësorit.

“Komunat gjatë periudhës janar-tetor 2019 kanë paguar në total shumën prej 12,458,861.00€, gjegjësisht mesataren prej 2.22% të buxheteve të tyre”, tha Racaj.

Sipas tij, në këtë periudhë, gjashtë komunat me më së shumti pagesa, krahasuar më buxhetet e tyre fillestare, kanë qenë:

Leposaviqi 1,334,356.02€ (28.74% të buxhetit komunal);

Ferizaj 3,726,38.85€ (10.08%);

Mitrovica e Jugut 1,254,422.54€ (6.33%);

Deçani 401,069.37€ (4.48%);

Gllogoci 550,829.24€ (3.63%); dhe

Kllokoti 40,421.92€ (3.26%).

Ndërsa, ato që më së paku kanë bërë pagesa të tilla janë: Shtërpca, Ranillugu, Obliqi, Dragashi, Hani i Elezit dhe Graçanica.

Sa i përket vitit 2018, shuma totale e 38 komunave të Kosovës arrinë shumën 16 milionë eurove, kurse për vitin 2017 kjo shumë arrinë në 8 milionë euro./21Media

Back to top button