Këshillat që nuk duhet anashkaluar

Këshillat që nuk duhet anashkaluar

Sistemi imunitar pëson ndryshime gjatë gjithë kohës, por për t’i evituar ftohjen dhe kollën e vazhdueshme disa këshilla ka dhënë doktoresha, Jenna Macciochi.

Nivelin e stresit mbajeni nën kontroll

Të kaloni një periudhë të gjatë stresi dëmton imunitetin. Qelizat imunitare kanë receptor për kapjen e hormoneve të stresit.

Vitamina D

Vitamina D forcon imunitetin në pikat kyçe në mushkëri. Këshillohet të merret gjatë dimrit.

Merrni sa më shumë fibra

Mund të befasoheni, por më shumë se 70 % e imunitetit lokalizohet tek zorrët. Fibrat në fruta dhe perime janë të rëndësishme pasi ushqejnë bakteret e dobishme në zorrë.

Gjumi

Përpiquni të keni një orar gjumi të rregullt, pasi çlirohet një substancë që forcon sistemin imunitar.

Ushqehuni me ushqime të ndryshme

Studimet tregojnë se një dietë e balancuar me perime dhe fruta ka lëndë ushqyese që forcojnë sistemin imunitar.

Ushtrime fizike

Ushtrimet fizike ndihmojnë në çlirimin e stresit dhe përmirësimin e gjumit, por ato duhen kryer në limitin e duhur, pasi nëse tejkalohet do të sillte dëmtime në sistemin imunitar.