Gjashtë persona rrahen për pronë

Dy prej tyre janë arrestuar

Gjashtë persona pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë përleshur fizikisht në mes vete dje në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar ku është gjetur dhe konfiskuar një pushke gjuetie.

“Nuk raportohet për te lënduar”, njofton policia.

Dy nga të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje./21Media

Back to top button