Dhjetë persona mbetën të lënduar

Dhjetë persona mbetën të lënduar

Një zjarr në një ndërtesë apartamentesh në kryeqytetin e Indisë New Delhi ka lënë të vdekur gjashtë persona dhe dhjetë të tjerë janë lënduar.

Në shuarjen e zjarrit, i cili shpërtheu në ora 2 të mëngjesit, morën pjesë tetë kamionë zjarrfikësish.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Zjarret janë dukuri e zakonshme në Indi pasi investitorët shpesh nuk respektojnë ligjet dhe standardet e sigurisë.

Në shkurt, 17 njerëz humbën jetën në një zjarr në New Delhi që shpërtheu në një kuzhinë të ndërtuar ilegalisht në çatinë e ndërtesës.