Sulm ndaj personave zyrtarë

Sulm ndaj personave zyrtarë

Pas hetimeve të mëtejme lidhur me sulmin ndaj personelit mjekësorë në Suharekë është informuar prokurori i shtetit lidhur me rezultatet e hetimit, ndërkaq, i njëjti ka urdhëruar që gjashtë të dyshuarit e rastit të ndalën nën masën e arrestit policor.

“Hetuesit po punojnë për ndriçimin e rrethanave të rastit duke u mbështetur edhe në pamjet e siguruara nga kamerat”, thuhet në komunikatën e dërguar për media nga Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren./21Media