Në aksident janë përfshirë dy vetura

Në aksident janë përfshirë dy vetura

Gjashtë persona janë lënduar sot rreth orës 14:30 në një aksident trafiku në rrugën rajonale Skënderaj–Klinë.

Aksidenti ka ndodhur gjegjësisht në fshatin Kopiliq dhe kanë qenë të përfshira dy vetura civile.

Lajmin për portalin rtv21.tv, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Një aksident trafiku me lëndime është raportuar sot rreth orës 14:30, aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë segmenti rrugor fshati Kopiliq, të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor.”, ka thënë Zahiti./21Media