Gjashtë turistë gjermanë humbën jetën nga “shoferi i dehur”

Viktimat ishin duke e pritur autobusin

Gjashtë turistë gjermanë humbën jetën dhe 11 të tjerë u lënduan në Alpet Italiane kur një veturë u përplas me ta.

Sipas policisë një shofer i dyshuar në gjendje të dehur u përplas me një grup njerëzish në qytetin Luttach, i njohur gjithashtu si Lutago, në Tirolin e Jugut – një destinacion popullor për skijim, transmeton rtv21.tv.

Raportet tregojnë se grupi kishte qenë në një klub nate dhe po prisnin të hynin në një autobus kur vetura i goditi ata.

Shoferi i veturës, një burrë në fund të 20-ve u arrestua dhe aktualisht është në spital.

Disa njerëz u përplasën dhjetëra metra nga goditja e veturës.

Raportohet se dy persona, të cilët ishin në një gjendje shumë të rëndë, u dërguan me helikopter drejt spitalit në Innsbruck, Austri.

Të tjerët u transportuan në spitalet e rajonit.

Në fundjavën e kaluar, tri skiatore, një grua dhe dy vajza humbën jetën nga një ortek në Tyrolin e Jugut. Ato gjithashtu besohej se ishin gjermane./21Media

Back to top button