Ai tha se Kosova nuk do t'i harroj miqtë si Haveli

Ai tha se Kosova nuk do t’i harroj miqtë si Haveli

Kryeparlamentari, Kadri Veseli gjatë vizitës së tij në Çeki ka shkruar për të bërë homazhe te ish presidenti Vaclav Havel.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se Kosova kurrë nuk do t’i harroj miqtë si Haveli.

“Gjatë vizitës në Çeki, shkova për të bërë homazhe e për të vendosur një tufë lule tek varri i ish presidentit Vaclav Havel. Ai ka qenë një ndër mbrojtësit më të zëshëm në botë të Kosovës, duke iu gjetur pranë popullit tonë në momentet më të vështira. Po ashtu, ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s si dhe i pari lider shtetëror që ka vizituar Kosovën e sapoçliruar.

Mbarë bota demokratike, e njeh Havelin, si një disident politik dhe intelektual të jashtëzakonshëm, që ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e komunizmit dhe në demokratizimin e bllokut lindor. Kosova kurrë nuk do ti harroj miqtë si Haveli!”, ka shkruar Veseli.

Kryeparlamentari gjatë vizitës në Republikën e Çekisë do të ketë takime të ndryshme, përfshirë kryetarin e Senatit çek, Milan Štěch./21Media