Arrestohet një person

Arrestohet një person

Pesëmbëdhjetë njerëz janë gjetur në pjesën e pasme të një kamioni në Wiltshire.

Automjeti ishte raportuar për aktivitet “të dyshimtë”. Të gjithë personat që u gjeten në kamion besohet të jenë mbi moshën 16 vjeç dhe siç thuhet asnjëri nga ta nuk është në gjendje të rëndë.

Një burrë në të 50-at e tij është arrestuar me dyshimin se ka ndihmuar për hyrje të paligjshme dhe është në paraburgim në Swindon, transmeton rtv21.tv

Një person është dërguar në spital për kontrolle të mëtejshme, ndërsa të tjerët janë marrë në mbajtje./21Media