Ndalohet shoferi

Ndalohet shoferi

Sot në orën 8:30, Policia Kufitare në Vërmicë ka gjetur barna të ndaluara në një autobus të një kompanie kosovare.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeprokurori i Prokurorisë të Prizrenit, Admir Shala.

Shala ka thënë për kallxo.com se në pikën kufitare në Vermicë ka hyrë për në Kosovë një autobus dhe gjatë kontrollit në vijën e dytë në bagazh të autobusit janë gjetur një pako me 580 copë me nga 20 tableta me mbishkrimin “Stilnox-Zolpidem 10 mg”, të cilat janë të ndaluara për qarkullim dhe trajtohen si substanca psikotrope të ndaluara.

Shoferi i Autobusit me inicialet Sh.F., është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet për veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ka thënë Shala./kallxo.com