Trupat e dy peshkatarëve italianë, gjenden në ujërat shqiptare

Trupat e dy peshkatarëve italianë, gjenden në ujërat shqiptare

Gjendjen në brigjet shqiptare, trupat e dy peshkatarëve italianë, të mbytur disa ditë më parë. Bëhet fjalë për 48-vjeçarin Sante Lanzilloti dhe 46-vjeçarin, Francesko De Blasi, dy peshkatarë joprofesionistë nga Carovino i Brindisit.

Ata janë deklaruar të zhdukur prej disa javësh, qysh kur kishin dalë në det nga porti i Torre Santa Sabina.

Trupat e tyre janë në morgun e Vlorës, ndërkohë që familjarët e tyre janë nisur drejt vendit tonë për të bërë identifikimin.

Prej disa ditësh kufomat ndodhen në morgun e Vlorës, pasi u gjetën në ditë të ndryshme në det, nga peshkatarë të rastësishëm./21Media