Nuk ka të lënduar

Nuk ka të lënduar

Policia greke ka gjetur në një kamion frigorifer 41 migrantë. Ata janë kapur në autostradën në veri të vendit.

Migrantët, shumica afganë nuk janë lënduar kanë thënë Policia duke shtuar se sistemi i ftohjes në kamion nuk ishte i aktivizuar.

Policia e ka ndaluar kamionin gjatë një kontrolli rutinë në afërsi të qytetit Ksanti.

Shoferi u arrestua nga policia, ai dhe migrantët u dërguan në një stacion policie aty pranë për identifikim.

Në muajin tetor janë gjetur 39 emigrantët të ngrirë deri në vdekje në pjesën e pasme të një kamioni në Essex. Kamioni nga Bullgaria kishte hyrë në Britani./21Media