Gjenden personat e humbur në malet e Brezovicës

“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”

Policia e rajonit të Ferizajt ka njoftuar në orët e mbrëmjes se janë gjetur personat e raportuar më herët si të humbur.

Një mashkull dhe një femër ishin ndarë nga pjesa tjetër e grupit “Hiking”, dhe duke mos e njohur terrenin, ata kishin humbur.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Ferizaj, Agim Gashi, ka thënë se dy personat e humbur janë gjetur sonte në afërsi të fshatit Dubravë të Ferizajt.

“Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe ata kanë humbur për shkak se nuk e kanë njohur terrenin”, tha Gashi.

Back to top button