12-vjeçarja është gjendur në gjendje të mirë shëndetësore

12-vjeçarja është gjendur në gjendje të mirë shëndetësore

Policia ka gjetur 12-vjeçaren e zhdukur në qytetin e Durrësit.

12-vjeçarja ishte e zhdukur prej ditë së premte, ndërsa raportohet se ajo është gjetur këtë të shtunë rreth orës 15:30 tek Pallati i Sportit në Durrës.

Sipas policisë, 12-vjeçarja është gjendur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, ku në praninë e psikologes dhe familjarëve po pyetet për arsyet e largimit nga banesa, raporton oranews.