Trupat e 39 personave të pajetë janë gjetur në një kamion në Eseks të Anglisë

Trupat e 39 personave të pajetë janë gjetur në një kamion në Eseks të Anglisë

Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda e Veriut, fillimisht si të dyshuar për vrasje.

Policia tha se kamioni vinte nga Bullgaria dhe kishte hyrë të shtunën në Britani. “Është një incident tragjik ku një numër kaq i madh njerëzit kanë humbur jetën”, tha shefi i Policisë, Andrew Mariner.

“Hetimet vazhdojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”. Ai shtoi se viktimat po identifikohen, por do të jetë një proces i gjatë.

Kryeministri Boris Johnson tha se ishte i trishtuar nga incidenti tragjik. “Po marr vazhdimisht informacione nga Ministria e Brendshme dhe po punojmë fort me Policinë e Eseksit për të zbardhur atë që ndodhi saktësisht. Mendimet e mia shkojnë për ata që humbën jetën dhe për të dashurit e tyre”, tha Johnson.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi etninë e personave të vdekur, ose destinacionin përfundimtar të tyre./21Media