Stevie paralajmëroi vdekjen e saj

Stevie paralajmëroi vdekjen e saj

Aktorja amerikane Stevie Ryan, ka ndërruar jetë në moshën 33-vjeçare. Dyshohet se ajo ka bërë vetëvrasje, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Pak kohë para së të ndahej nga jeta, ajo ka postuar një shkrim në rrjetet sociale rreth vdekjes së gjyshit të saj, postim i cili ka ngritur dyshime se ajo e kishte planifikuar vdekjen e saj.

“Burri i ëndrrave të mia, tashmë do të mbetet thjesht në ëndrrat e mia. Do të takohemi së shpejti”, ka shkruar aktorja.

Ndryshe, Stieve u bë e famshme falë parodive të personazheve publik si Justin Bieber dhe Lady Gaga./21Media