Viktima ishte 69 vjeçare

Viktima ishte 69 vjeçare

Një grua nga Prizreni e cila ishte raportuar si e zhdukur që nga 26 shtatori është gjetur sot pa shenja jete.

Trupi i pajetë është gjetur sot në orën 14:00.

“Togu për kërkim në male, i kompanisë së e kërkim shpëtimit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile të Gardës Kombëtare (FSK), së bashku me Policinë e Kosovës dhe banorët lokal, gjetën trupin e pa jetë të qytetares B. Gj. Nga fshati Mushnikovë i Prizrenit, e moshës 69 vjeçe e deklaruar e zhdukur që nga data 26.09.2019”, thuhet në një njoftim për media nga Ministria e Mbrojtjes./21Media