Vdekja në Prishtinë, viktima ishte gjetur e shtrirë në tokë

Një grua është gjetur e vdekur sot në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka njoftuar se rreth orës 13:00, kanë pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër).
“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka njoftuar Ahmeti./21Media

Back to top button