Arti në zi

Arti në zi

Regjisorja e njohur, Arzana Kraja është gjetur e vdekur sot në banesën e saj në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për rtv21.tv Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:00 Policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

fillimet e karrierës së saj si regjisore Arzana Kraja ka punuar edhe në Radio Televizionin 21.

Ajo ishte ndër regjisoret më të suksesshme në vendin tonë. Në muajin korrik, filmi i metrazhit të gjatë “Fusha e Mëllenjave”, me regji të Krajës hapi edicionin e 11-të të PriFest.

Kujtojmë se Arzana Kraja është vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja./21Media