Gjendet i alivanosur, dyshohet se tentoi të vetvritej

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë nga Gjilani dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje dje në orët e mëngjesit, më saktësisht rreth orës 07:00.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Livoq i Epërm, ku viktima është gjetur i alivanosur për shkaqe të panjohura.

“Viktima pa vetëdije është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Sipas familjarëve, viktima kohëve të fundit ishte duke u shoqëruar me disa persona problematikë”, ka bërë të ditur policia.

Ndërsa, me vendimin e prokurorit, rasti është iniciuar për ndihmë në vetëvrasje. /21Media 

Back to top button