Arti në zi

Arti në zi

Ylli i “Home and Away”, Ben Unwin, i cili luajti rolin e Jesse McGregor në serialin australian, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Whian Whian të Australisë, në moshën 41-vjeçare. Policia konfirmoi vdekjen e tij, por nuk tregoi rrethanat e vdekjes së tij.

“Trupi i pajetë i 41-vjeçarit u gjet. Vdekja e tij nuk po cilësohet si e dyshimtë.”, thuhet në njoftim, transmeton rtv21.tv

Sipas Yahoo!Lifestyle, Ben vdiq më 14 gusht, vetëm një ditë para ditëlindjes së tij të 42-të.

Ai kishte luajtur rolin e Jesse McGregor nga viti 1996, pastaj ishte larguar nga seriali në vitin 2000, për tu kthyer në vitin 2002 dhe për tu larguar përfundimisht më 26 korrik 2005./21Media