Vdekja e tij është lajmëruar nga familja

Vdekja e tij është lajmëruar nga familja

Një 22 vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 17:30 në fshatin Ropicë të Vushtrrisë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Sonte, më 26.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar për një rast në fshatin Ropicë të Vushtrrisë, ku një i ri rreth 22 vjeçar është lajmëruar nga familjarët se është gjetur pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, dyshimet e para janë se viktima ka kryer vetëvrasje. /21Media