Polica po merret me rastin

Polica po merret me rastin

Një person pa shenja jete është gjetur sot në një shtëpizë të drurit në fshatin Kliqan të Istogut.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima me inicialet N.Z. i lindur në vitin 1984, është i vdekur.

Sipas Policisë Rajonale të Pejës, njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me prokurorin e shtetit për të bërë këqyrjen e vendit ku ka ndodhur rasti.

“Hetuesit Rajonal DRP-Pejë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke zhvilluar hetime intensive për të mësuar rrethanat se si ka ardhur deri te rasti i cili është cilësuar si (Hetim i vdekjes)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion./21Media