Gjendet i vdekur një 36 vjeçar në një banesë në Prishtinë

Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Sokol Dobruna” në Prishtinë.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në rrugën “Sokol Dobruna” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 36 vjeç”, ka njoftuar Ahmeti.
Sipas Ahmetit, dyshohet se i riu kishte pasur probleme shëndetësore.
“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që personi ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button