Viktima ishte në automjetin e tij

Viktima ishte në automjetin e tij

Një person i moshës mbi 60 vjeçare është gjetur i vdekur mbrëmë rreth orës 19:15 në automjetin e tij në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këtë e ka bërë të ditur për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 19:15 në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 10 drejtimi Vërmicë-Prizren nga njësitë patrulluese të policisë është gjetur një person pa shenja jete në automjetin e tij për të cilin me vendim te prokurorit po hetohet si rast vdekje e dyshimtë”, ka thënë Osmanollaj.

Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti është nën hetime./21Media