Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë

Prokuroria thotë se viktima ka pësuar vdekje natyrale

Mbrëmjen e kaluar KALLXO.com ka raportuar se një trup i pajetë është gjetur në afërsi të tunelit në Mitrovicë.

Trupi i përkiste babait të të ndjerit, Ermal Kamberi, ky i fundit i vrarë dy vite më parë në një lokal në Mitrovicë.

KALLXO.com ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni tha për KALLXO.com se detajet preliminare janë se M. Kamberaj ka pësuar vdekje natyrale.

“Sipas detajeve dhe raporteve të para, nuk flitet se ndaj të njëjtit është ushtruar dhunë apo diçka tjetër, dyshimet janë se ka pësuar vdekje natyrale. Trupo është dërguar për obduksion dhe ende nuk kemi marrë ndonjë raport për të njëjtin”, tha Preteni për KALLXO.com.

Back to top button