Vdekje e dyshimtë

Vdekje e dyshimtë

Në një shtëpi të pabanuar është gjetur pa shenja jete një person i moshës rreth 53 vjeçar. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas policisë rasti i cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:13 në kryeqytet.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Viktimën e kanë identifikuar familjarët e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media