Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Vdekje e dyshimtë në kryeqytet

Një person është gjetur pa shenja jete dje rreth orës 16:10, në shtëpinë e tij në Prishtinë. Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Ata njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sipas familjarëve, viktima ishte përdorues i substancave narkotike./21Media

Back to top button