Gjendet i vdekur personi i zhdukur nga Ferizaj

Policia jep detaje

Hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B. 33 vjeçar nga Ferizaj, i cili është shpallur i zhdukur më 9 dhjetor.

Trupi i viktimës është gjetur skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore.

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policor kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Lidhur me rastin e raportuar me dt.09.12.2019 , Person i zhdukur, pas hetimeve intenzive,hetuesit rajonal kanë arritur që sot rreth orës 19:00 të gjejnë trupin e pajetë të viktimës SH.B.(m/shqipëtar ) 33 vjeçar nga Ferizaj. Trupi i viktimës është gjetur skaj rruge mes fshatit Gadime dhe Kishnapole. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor i mjekësisë ligjore. Pas hetimeve fillestare,hetuesit policor kanë  arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast dhe ndaj tij, me urdhër të prokurorit është marrë masa e ndalimit prej 48 orësh. Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Janë duke vazhduar hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit./21Media

Back to top button