Gjendet i vdekur ylli i TikTok, Cooper Noriega

Cooper Noriega, një yll i TikTok me më shumë se 1.7 milionë ndjekës në aplikacion, ka vdekur në moshën 19-vjeçare.
Ai u gjet i vdekur në Burbank, Kaliforni, në orët e hershme të mëngjesit të së enjtes, tha Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit.
Shkaku i vdekjes së tij nuk është bërë i ditur dhe çështja është ende nën hetim.
Homazhet i janë bërë adoleshentit në komentet në postimet e tij të fundit në TikTok.
Noriega kishte bërë disa video në lidhje me betejat e tij me shëndetin mendor dhe varësinë./21Media

Back to top button