Arkeologët kanë gjetur "iPhone" në varrin 2 mijë vjeçar

Arkeologët kanë gjetur “iPhone” në varrin 2 mijë vjeçar

Arkeologët kanë bërë një prej zbulimeve më unike në Rusi. Ata kanë gjetur një aksesor antik, që duket si një iPhone ose ndonjë model modern smartphone.

I gjetur në varrin e një gruaje, objekti ka përmasat 18 x 9 cm dhe ka ngjyrë të zezë.

Objekti është i dizejnuar me disa gurë shumëngjyrësh dhe me monedha kineze. Arkeologët, me shaka e kanë quajtur zbulimin “iPhone”, por në të vërtetë është togëz rripi.

Sipas arkeologëve, Monedhat e gjetura në varr i përkasin 2.137 viteve më parë.

Objekti i lashtë është një nga zbulimet më interesante të bëra nga arkeologët në nekropolin Ala-Tey në Republikën e Tuva të Rusisë, i cili kufizohet me Mongolinë, raporton oranews.