USS Johnson u fundos në thellësi prej 6 mijë e 220 metra

USS Johnson u fundos në thellësi prej 6 mijë e 220 metra

Disa pjesë të luftanijes USS Johnson, nga Lufta e II-të Botërore, u zbuluan një grup shkencëtarësh gjatë kërkimit në detin në Filipine, në Paqësor.

Sipas tyre, kjo luftanije u fundos para 75 vjetësh në një thellësi rekord, duke arritur kështu të bëhet anija më thellë e fundosur deri më sot në det, shkruan rtv21.tv

Anija USS Johnson u gjet e fundosur në 6 mijë e 220 metra thellësi.

Sipas të dhënave, atë e kishte fundosur Japonia në tetorin e vitit 1944 gjatë betejës së Samar-it, që u zhvillua në kuadër të betejës Leyte Gulf, betejë kjo që u vlerësua më e madhja në historinë e marinës.

Videot për luftanijen e gjetur në detin Filipine i publikuan ekspertë nga ekipi studiues me anijen Petrel, të cilën e zotëron bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Paul Allen.

Sipas të dhënave për luftanijen USS Johnson, personeli i marinës amerikane përbëhej nga 327 anëtarë, por vetëm 141 prej tyre kishin mbijetuar. Nga anija kanë mbetur vetëm copat, njoftoi ekipi i shkencëtarëve nga anija Petrel.

Në këtë betejë, flota ushtarake japoneze sfidoi të gjitha anijet e mëdha detare, në të cilën forcat amerikane e australiane kishin për qëllim të pushtonin ishujt në pjesën juglindore të Azisë, të cilët ishim ishin forca industriale japoneze. Kjo vlerësohet si rezistenca më e madhe në historinë ushtarake.

Sipas librit të rekordeve botërore, Guinness, luftanija më thellë e fundosur në det para  USS Johnston, ishte një anije gjermane e cila u zbulua në thellësi prej 5 mijë e 760 metra./21Media