Ka mundësi të jetë vetëvrasje

Ka mundësi të jetë vetëvrasje

Një grua pa shenja jete është gjetur sot para një ndërtese në rrugën “Llolle Ribara” në veri të Mitrovicës.

Rastin për portalin rtv21.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Rreth orës 09:10 min, policia ka pranuar informatë nga njësite e ndihmës së shpejtë për një trup të pajetë të gjinisë femrore të gjetur para ndërtesës në rrugen “Llolle Ribara” në veri të Mitrovicës”, ka thënë Hoti.

Policia ka bërë të ditur se nga informatat e para rasti ka të bëjë me mundësinë e aktit të vetëvrasjes.

“Njësite janë në vend ngjarje, ndërsa të gjitha procedurat do të ndiqen nga sektorini hetimeve në bashkëpunim me prokurorinë”, ka shtuar Hoti./21Media