Dyshohet se plagët i ka marrë nga një armë zjarri

Dyshohet se plagët i ka marrë nga një armë zjarri

Është gjetur pa shenja jete një person sot në oborrin e tij në Fushë Kosovë. Rastin e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia ka marre informatën rreth ores 13:00, se ne lagjen 29 ne Fushe Kosovës, saktësisht ne oborrin e një shtëpie, ndodhet një person pa shenja jete. Njësitet policore kane dale ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur që sipas të dhënave fillestare dyshohet se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Vdekjen e viktimës mashkull (1957) e ka konstatuar ekipi mjekësor ne vendin e ngjarjes. Mbështetur ne te gjeturat fillestare dyshohet se viktima kishte plage te shkaktuara nga arma e zjarrit. Rasti është iniciuar si vdekje e dyshimte, ndërkohë qe po punohet për të ndriçimin e plote te rrethanave te këtij rasti.”, ka bërë të ditur Ahmeti./21Media