Gjendet një person pa shenja jete në Pejë

Mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë-Rugovë, është gjetur një person pa shenja jete. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se personi është gjetur në ujë të vendi i quajtur “bazeni”.
“Policia është informuar se ne rrugën Pejë-Rugovë, tek vendi i quajtur te “bazeni”, është një person ne ujë, menjëherë njësitet kompetente kanë dalë në vend ngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se personi se personi është pa shenja jete”, ka thënë Rugova.
Ai gjithashtu ka treguar se në vend ngjarje ka dalë edhe prokurori i shtetit./21Media
 

Back to top button