Dyshohet të jetë vrarë dhe hedhur në det

Dyshohet të jetë vrarë dhe hedhur në det

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm në Durrës nga një peshkarexhë.

Viktima mashkull në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, gjashtë milje larg bregut të detit.

Paraprakisht dyshohet se rasti ka të bëjmë me vrasje, pasi trupi i pajetë është gjetur i mbështjellë me letër natriban.

Mendohet se fillimsht është ekzekutuar dhe më pas është hedhur në det për të zhdukur gjurmët.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morgun e qytetit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të bërë të mundur dhe identifikimin e tij./oranewws